E Diel, 1 Nëntor 2026

Vaske Curri: Kendoni kenget e tabanit popullor dhe do te mbeteni gjate ne skene Yllka Selita

Vaske Curri eshte cilesuar si “Bilbili i Permetit” per vecantine e zerit te tij. Megjithese ka shume vite qe kendon dhe eshte shume aktive i ka munguar paksa teleshikuesve. Ai eshte rikthyer ne ekranet televizive me nje bashkepunim me kengetarin Devis Xherohu, i cili i ka afruar nje prej kengeve te albumit te tij “Nuk e meriton”, ta sillnin per teleshikuesit ne duet. Por si e ka pritur vaska kete bashkepunim na e rrefen ne nje interviste per suplementin “Summer Time”.

Sapo keni lancuar bashkepunimin me kengetarin Devis Xherahu, si lindi ideja e ketij dueti?

Po une sapo kam lacuar bashkepunim me kengetarin Devis Xherahu me titull “Nuk e meriton”. Nje kompozim i Avet Kizirian nje kompozitor armen dhe me tekst te Jorgo Papingjit dhe qe eshte pjese e albumit te Devisit. Eshte nje kenge qe ka temen e dashurise dhe qe kuptohet shume lehte. Ideja ka qene e Devisit, i cili me afroi kete mundesi qe te benim nje duet. Sic me tha vete Devi, me kishte ndjekur vazhdimisht gjate kohes kur kam qene shume me aktiv ne skenat shqiptare dhe qe ne femijeri e tij me kishte pasur idhull. Nderkaq edhe une e kisha ndjekur vazhdimesh kur dilte dhe performonte ne skenat shqiptare dhe e kam ndjekur me shume vemendje qe kur ka konkurruar ne spektaklin grek. Me ka pelqye gjithmone si djale dhe si kengetare dhe kur me beri ftesen per kete bashkepunim, nuk hezitova fare, por pranova me shume deshire. Pasi kemi shume te perbashketa ne te dy. Ashtu si une edhe Devi i ka kenduar gjithmone dashurise, sepse vete trevat nga jemi ne i kendojne te bukur dhe me embelsi, ne nuk kemi kenge epike. Per kete fakt nuk e kishim te veshtire qe te pershtatnim timbret e zerit. Shpresoj shume qe kete kenge te na e pelqeje rinia, pasi eshte nje kenge pikerisht per ta. Por nga ana tjeter nuk e ve ne dyshim qe do te pelqehet sepse Devisi i jep energjine dhe ritmin dhe une i pershtatem me zerin tim paksa me te embel. Per me shume kam vene re edhe klikimet e ketyre diteve dhe kane qene te kenaqshme, cka tregon se kenga po pelqehet. Me ane te kesaj kenge do te uroje qe te gjithe meshkujt t;i dashurojne me shume femrat se punet do te shkojne me mire. Keshtu ju bej thirrje burrave qe t;i duan 10 here me shume grate e tyre qe edhe jeta te jete me e bukur.

Si ndihet nje kengetar i brezit tuaj, ne nje kenge me shume ritem te koheve te sotme?

Po mundohem qe te ta them sa me thjeshte. Ne ne Permet bejme shume liko. Dhe sido qe te jete dhe me cfaredo qe te behet eshte e embel. Ka secila specifiken e vet por ne thelb kane embelsine. Une i ndjek te gjitha zhanret muzikore, edhe muziken klasike edhe ate moderne. Bile mund te them se kjo kenge me ka bere edhe te leviz pak, se une e kam karakterin qe nuk leviz kur kendoj, por ritmet e kenges me kane bere qe te leviz edhe une. Pra lidhur me pyetjen tuaj mund te them se jam ndjere shume mire, megjithese vij ne nje version komplet tjeter nga ajo qe artdashesit e mi, jane mesuar te me degjojne dhe te me shohin.

Cili eshte pengu juaj ne jete?

Po pengje njeriu ka shume, si ne dashur ashtu edhe ne jeten e perditshme. Nuk i harroj ata muzikolog qe me kane vleresuar dhe me kane shetitur ne gjithe boten. Isha vjen ne Australi per 100 vjetorin e Pavaresise dhe kaluam aq mire, sa edhe pse une e kisha vizen nje muaj ma shtune edhe nje muaj tjeter dhe beme edhe vitin e ri bashke. Nuk me ka mbetur asgje penga sa i perket karrieres sime sepse kudo ne bote ku kam shkuar kam mbajtur flamurin shqiptar ne dore dhe nuk ka gje me te bukur se te mbash flamurin.

Ju kane cilesuar si “Bilbili i Permetit”, nderkaq nuk ju nuk kemi marre ndonje cmim vleresimi apo jo?

Para viteve ‘90 kam marre shpesh certifikata apo vleresime, por kur erdhi demokracia, duket se u bene me shume kengetar dhe sikur na kane anashkaluar ne te brezit tim. Por nderkohe shoh nje vleresim shume te madh te publiku, edhe ajo qe me gezon me shume shpirtin eshte fakti, qe kudo ku vete dhe kendoj jane nje numer shume i madh te rinjsh qe vijne dhe me pergezojne apo dalin ne foto me mua, kjo tregon se me duan edhe brezi i ri dhe ky eshte vleresimi me i madh qe merr cdo artist. Sepse cmimet i var ne nje varese por kur merr duartrokitje dhe pergezime kudo ku shkon, nuk ka cmim qe e tejkalon kete kenaqesi. Sa i perket instancave shteterore, do me vinte mire qe te na kujtonin edhe neve artisteve te brezit tim.

Po cili eshte sekreti juaj, qe megjithese jeni thinjur ne skenat shqiptare dhe keni kenduar per shume vite me radhe, pelqeheni edhe sot?

Te them une cili eshte sekreti jo vetem i imi por i te gjitheve kengetare qe i kendojne tabanit popullore. Kenget e popullit jane te pashtershme , une kam me qindra kenge qe jane ende te pa degjuara nga publiku. Ndoshta nuk e besoni, por mua me shiten ende kasetet qe kam bere qe ne vitin 1976. Shikoj kengen qe dalin tani, dhe shoh se korrin suksesin momental, por me se shumti kendojne me kompjuter. Eshte tjeter gje muzika e lehte qe i pranon te tilla nderhyrje kompjuterike dhe tjeter gje, qe te tjetersosh muziken origjinale popullore. Ky them une eshte edhe sekreti i im, qe une dhe kengetar si puna ime kendojme kenge te tabanit, qe do te jetojne edhe 100 vjet te tjera akoma.

A do ju shohim ne bashkepunim e te tjera pas kesaj kenge?

Me pelqejne bashkepunime t me rinine se te mbajne gjalle dhe me Devisin gjeta edhe veten time, Kam bere edhe para dy vitesh kam bere nje bashkepunim me kengetaren e njohur Poni. Nderkaq do te doja shume qe jo vetem me Devisin qe do te bej edhe bashkepunime te tjera, por sa te kem jete dhe te me punoje zemra, une do te kendoje.

Cilat jane projektet tuaja te metejshme?

Po kam pasur ne planet e mia, qe te kisha mundesi qe t’u percillja edhe brezave te tjera deshiren per te kenduar, por mesa duket eshte shume e veshtire per bashkine tone qe te me krijoje kushtet dhe fondet per te krijuar nje rreth artistik ku te mesoj femijet e vegjel qofte me instrumente, qofte pa instrument, qe kane deshire te mesojne muziken e tabanit popullore. Pastaj kam disa projekte te tjera dhe jam i angazhuar me koncerte te ndryshme por gjithsesi pres edhe oferta te tjera.

Çfare urimi do t’i jepni kengetareve te rinj?

E di qe kane deshire shume te rinj qe te kendojne, por nuk mund te behen te gjithe kengetar. Sot jane mundesit qe nepermjet kompjutereve te behesh edhe kengetar, po kengetar eshte ai qe mbush skenen dhe kendon live aty ku ka me qindra fansa. Sot kengetare eshte ajo qe eshte ne skene dhe kendon gjithe naten, pa u ngjirur dhe pa stonuar. Keshilla ime eshte qe mos harrojne kenget e tabanit se vetem atehere do te behen kengetare te vertete dhe njeriu duhet te bej ate qe di te beje me mire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›