Salis, testi i parë me shkodranët
Vetëm ditën e shtunë lojtari brazilian Salis, i cili ka mbërritur në Shkodër ditën e martë pikërisht në atë ditë që ekipi kuqeblu u largua në drejtim të Irlandës, i është bashkuar grupit. Të shtunën dhe dje tekniku Lika ka pasur mundësi së bashku me ekipin të shikojë nga afër lojtarin 22-vjeçar, i cili i është servirur ekipit si një sulmues tipik. Askush nuk mund të thotë me saktësi në radhët e kuqebluve se si mund të jetë e ardhmja e këtij lojtari. Vetë Salis është një lojtar që dallon shumë pak për nga paraqitja fizike me lojtarë e rinj që ndodhen në grupin e kuqebluve, por ky nuk është një fakt që braziliani të mos ketë vlera. Ndërsa dje drejtuesit e klubit prisnin që në Shkodër të ishte përkrah brazilianit Salis dhe braziliani i dytë Keadro Do Santos.