Vata me i miri i Tus Koblenzit
Goli i shenuar ne perballjen e fundit kunder Kiker Ofebah ka bere qe Fatmir Vata te marre titullin si lojtari me i mire i ndeshjes pas votimit te bere nga tifozet e Tusit ne faqen zyrtare te klubit. Nga gjashte lojtare pjesemarres ne sondazh, Vata ka grumbulluar 69.06% te votave, i ndjekur nga shume larg prej Ardian Gjokajt, golashenuesi me i mire i skuadres, me 8.41% te votave. Madje, nuk mbaron me kaq sepse Vata eshte edhe nje prej lojtareve me mesataren me te mire te vleresimit ne skuadren e tij. Ai renditet i treti me noten 3.24, ndersa dy vendet e para jane zene nga Goran Sukalo me 3.16 dhe Denis Eihof me 3.24. Tjeter fakt qe vlen te theksohet eshte se ne ekipin e Tus Koblezit ka nje komunitet shqiptaresh, me sakte 3 lojtare qe jane Vata, Gjokaj dhe Kuqi. Mes te treve, Vata e Gjokaj kane nje perfaqesim me te shpeshte sesa Kuqi, qe eshte aktivizuar vetem ne 7 ndeshje, pasi ka ardhur ne fazen e dyte ne skuader.