E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëv i “trembet” Holandës: Do bëj ndryshime në ekip

POLONI - Trajneri i Gjermanisë Joakim Lëv i druhet shumë ndeshjes me Holandën, në program nesër në mbrëmje.

Duke folur para mediave, tekniku gjerman premtoi se do të bëjë ndryshime në krahasim me ndeshjen ndaj Portugalisë, ku megjithëse fitoi, Gjermania nuk bëri një lojë bindëse. Lëv citoi një thënie të Xhovani Trapatonit kur foli për hedhjen në fushë si titullarë të Gomez dhe Humels në ndeshjen e parë.

“Trapatoni njëherë ka thënë se trajnerët nuk janë aq budallenj sa të mos dinë se çfarë bëjnë. Ne i shohim gjërat dhe jemi më pranë futbollistëve. Nuk e di nëse dikush mendon se skuadra që fiton nuk ndërrohet, por unë do të bëj 2-3 ndryshime në takimin ndaj Holandës. Vendimet do t’i marr të martën, pas stërvitjes së fundit”, shtoi ai.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›