E Diel, 1 Nëntor 2026

Vatikan, Papa emëron një komitet prej tetë këshilltarësh

Gazeta Shqip

vatikanKardinalët që vijnë nga pesë kontinente do të këshillojnë Françeskun I për reformat

Një muaj pas zgjedhjes në krye të Vatikanit, Papa Françesku I ka zgjedhur një grup prej tetë kardinalësh, që do ta këshillojnë në qeverisjen e Kishës universale. Kardinalët, me origjinë nga pesë kontinente të ndryshme, nuk do të kenë një punë afatshkurtër. Takimi i parë i tyre është caktuar për në fillim të muajit tetor, megjithëse siç theksohet në një komunikatë të Sekretariatit të Vatikanit se: Ati i Shenjtë është në kontakt me tetë kardinalët.

Gati 30 ditë pas përfundimit të Konklavës, Papa Françesku I ka dashur tu dërgojë një sinjal kardinalëve që e zgjodhën në Kapelën Sistine: çështja e riorganizimit të qeverisjes qendrore të Kishës Katolike nuk ishte thjesht një premtim. Jo rastësisht, komunikata e Vatikanit theksonte se Ati i Shenjtë ka vendosur krijimin e grupit duke marrë parasysh sugjerimet që dolën gjatë Kongregacionit të Përgjithshëm.

Tetë kardinalët që do të këshillojnë Papën janë: Giuseppe Bertello nga Vatikani, Francisco Javier Errázuriz Ossa nga Kili, Oswald Gracias, arkipeshkëv i Bombay, Indi; Reinhard Marx, arkipeshkëv i Monakos së Bavarisë; Laurent Monsengwo Pasinya, arkipeshkëv i Kinshasa, Kongo; Sean OMalley, arkipeshkëv i Bostonit; George Pell, arkipeshkëv i Sydney; e Oscar Andrés Rodríguez Maradiaga, arkipeshkëv i Tegucigalpa, Honduras. Ky i fundit, latino-amerikan, si edhe Bergoglio, do të koordinojë punën e grupit, ndërsa peshkopi Albano Marcello Semeraro, i cili është pranë Papës në Romë, do të kryejë funksionin e sekretarit.

Vatikan, Papa emëron një komitet prej tetë këshilltarësh burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›