E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, gjyq i ri ndaj Mubarakut, jep dorëheqjen kreu i trupit gjykues

Gazeta Shqip

mubarakProcesi/ Kaos në sallën e gjyqit. Masa të forta sigurie përreth gjykatës së Kajros

Nën masa të forta sigurie rifilloi në Egjipt gjyqi kundër ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, i akuzuar për korrupsion dhe konspiracion. Surprizat nuk kanë munguar që në hapje të seancës gjyqësore. Gjykatësi Mustafa Hassan Abdullah bëri të ditur se jepte dorëheqjen nga drejtimi i trupit gjykues mes skenave kaotike në sallën e gjyqit, që po zhvillohet në akademinë policore në periferi të Kajros. Pas vendimit të gjykatësit, salla është përfshirë nga kaosi.

Sipas Reuters, shkaku i dorëheqjes së gjykatësit ishte tensioni për rishqyrtimin e kësaj çështjeje. Ndërkohë mësohet se rreth 3 mijë agjentë policie dhe ushtarë kanë qëndruar përreth gjykatës.

Mubarak u dënua qershorin e kaluar për bashkëpunim në vrasjet e më shumë se 850 protestuesve gjatë ditëve të kryengritjes së vitit 2011. Ai u dënua me burgim të përjetshëm dhe jo me vdekje, siç pretendonin familjarët e viktimave. Ndërkohë rigjykimi i tij është urdhëruar në muajin janar, pasi një gjykatë pranoi ankesën për parregullsi procedurale gjatë procesit gjyqësor. Mubarak, 84 vjeç, ka një sërë problemesh shëndetësore dhe aktualisht po mbahet në një spital ushtarak në Kajro. Sikundër dhe në procesin e parë, që zgjati 10 muaj, ai u soll në gjykatë me barelë. Përveç tij do të rigjykohen dhe dy djemtë e Mubarak si dhe ish-ministri i Brendshëm, Habib al-Adly të cilët përballen me akuza të njëjta si më parë. Al-Adly është dënuar me burgim të përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e 850 protestuesve dhe me 5 dhe 12 vjet për akuzat për korrupsion.

Djemtë e Mubarakut, Gamal dhe Alaa, do të rigjykohen për akuzat për korrupsion, nga të cilat u liruan në muajin qershor për shkak të skadimit të afatit të kufizimit të lirisë. Ish-presidenti u shpall gjithashtu i pafajshëm për akuzat për korrupsion.

Hosni Mubarak është i pari lider që gjykohet personalisht që nga fillimi i Pranverës arabe vitin e kaluar. Zine al-Abidine Ben Ali i Tunizisë u dënua në mungesë, ndërsa Ali Abdullah Saleh i Jemenit përfitoi imunitet pasi dorëzoi pushtetin nëntorin e kaluar. Ndërsa lideri libian Muammar Gaddafi u vra nga rebelët në muajin tetor. Gjyqi i Mubarakut u hap gjashtë muaj pas largimit të tij të përgjakshëm nga pushteti më 3 gushtin e 2011-s.

Egjipt, gjyq i ri ndaj Mubarakut, jep dorëheqjen kreu i trupit gjykues burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›