Greqi, vritet nëpërpjekje megrabitësit
PATRA-Një ngjarje që iu ngjan skenarëve të filmave, ndodhi dje në Patra, qytet i Greqisë. Një tentativë për grabitje me armë në një supermarket, përfundoi në një tragjedi me pasojë një person të vdekur.
Viktima është George Mantas, një zjarrfikës në pension. Babai i dy fëmijëve, vdiq në supermarket, para syve të klientëve të frikësuar nga armët e grabitësve. 59 vjecari ndodhej në supërmarket me gruan dhe vajzën dhe kur pa se disa persona me maska kërcënonin klientët dhe punonjësit me armë, shkoi në makinën e vet për të marrë një mjet me qëllim pengimin e tyre, por sapo u kthye u qëllua prej armëve të tyre për vdekje.
Policia mbërriti në vendngjarje, por nuk arriti t’i kapë grabitësit dhe autorët e vrasjes, ndërkohë që ka nisur kërkimin për ta.
(d.b/BalkanWeb)