Vatikani hap arkivat

Sipas gazetës britanike ‘Daily Telegraph’, kjo është hera e parë dhe, sipas të gjitha gjasave edhe e fundit, që nga brendësia e mureve të ngurta dhe e hapësirave nëntokësore këto dokumente të shfaqen publikisht.
Dokumentet me vlerë të paçmueshme janë të vjetra disa mileniume. Ato kryesisht datojnë nga shekulli i tetë, e deri në ditët e sotme, dhe në to përshkruhen shumë personazhe historike, duke filluar që nga kalorësit e templarëve, e deri tek Galileo Galilei, Martin Lutheri dhe Henry i XVIII.
Këto dokumente zakonisht ruhen brenda hapësirave të klimatizuara të Pallatit Apostolik në Vatikan.
Arkivistët nga të gjitha anët e botës do të tubohen në këtë ekspozitë pa precedentë, e cila do të mbahet në Muzeun Capitolin, në Romë, për shkak të kremtimit të 400-vjetorit të themelimit të Arkivave të Fshehta, në formën siç e njohim ne sot.
"Kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme. Kjo është hera e parë që organizohet një ekspozitë me kaq rëndësi. Asnjëherë deri më tani nuk është lejuar që një sasi kaq e madhe e dokumenteve të dalin jashtë arkivave të fshehta të Vatikanit”, deklaroi zëdhënësi i Vatikanit, Frederico Lombardi.