E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mehmedi, afër Novarës

E ardhmja e Admir Mehmedit mund të jetë e lidhur me Novarën. Sulmuesi shqiptar është afër transferimit tek klubi italian, shkruan e përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, klubi ku aktivizohet portieri Kosovar, Samir Ujkani, ka bërë gati 4 milionë euro. Mehmeti ka zhvilluar 30 ndeshje dhe ka realizuar 8 gola këtë sezon me Zurichun. Novara kështu e ka mposhtur konkurrencën e Fiorentinës, por edhe atë të Sunderlandit.

20 vjeçari ka shpërthyer këtë vit. Ai është bërë pjesë e rëndësishme e Zurichut, ndërsa e udhëhoqi Zvicrën U-21 drejt finales në Kampionatin Evropian, i cili u mbajt në Danimarkë.

Ndërkaq, ai është po ashtu pjesë e rregullt e përfaqësueses A të Zvicrës. Nëse jo në janar, Mehmedi mund të largohet nga Zvicra gjatë verës, pasi që ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë. Para se të transferohej në Zurich, futbollisti nga Gostivari i Maqedonisë ka luajtur në ekipet e të rinjve tek Bellinzona dhe Winterthur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›