E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vatikani, hetim urdhrit katolik

Zyrtarët në Vatikan bëjnë të ditur se papa Benedikti XVI do të emërojë një të dërguar të vecantë përsa i përket reformës brenda një urdhëri me peshë të katolicizmit, themeluesi i së cilit u zbulua se ka qenë një abuzues seksual e gjithashtu babai i të paktën një fëmije.

është ky zhvillimi më i fundit në skandalin me sfond seksual që ka rrokur institucionin ndërkombëtar më jetëgjatë në botë. Në një deklaratë lëshuar nga Vatikani bëhej e ditur gjithashtu se Papa do të ngrinte një komision për të rishikuar kushtetutën, parimet themelore të Legjionarëve të Krishtit, themeluesi i së cilës At Marcial Maciel, për dekada pati një jetë të dyfishtë.

Selia e shenjtë e akuzon Maciel për sjellje të rëndë imorale që kishte mashtruar shumë njerëz ndonëse shumë anëtarë të legjionarëve kishin një zell të sinqertë cka ngarkon sërish me faj themelusin e legjionit.

Megjithatë i gjithë urdhëri do t’i nënshtrohej rishikimit të thellë falë delegatit e komisionit të ngritur nga Papa. Në deklaratë nuk bëhej e ditur një datë e caktuar. Lajmi vjen pas një viti hetimesh intensive brenda urdhrit konservator që numeron mbi 120 seminare, 200 shkolla e rreth 600 qendra për katolikët në mbarë botën.

Nuk kanë munguar as zërat që kanë kërkuar shkrirje të plotë të urdhërit në fjalë, por për momentin Papa është shprehur vetëm në favor të ristrukturimit të tij.

Maciel me origjinë meksikane themeloi urdhërin më 1941 e ndërroi jetë 2 vjet më parë në moshën 87 vjecare. Në gjirin e kishës katolike ai konsiderohej një ikonë e urdhërit që numeron sot 850 priftërinj në 21 vende e që drejton një universitet katolik në Romë.

Delina Bitraku < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›