Ish kryeministrja e Ukraines gjykohet nen akuzat per abuzim pushteti

Ish kryeministrja e Ukraines Julia Timoshenko po gjykohet nen akuzat per abuzim pushteti. Zonja Timoshenko aktualisht drejtuese e opozites doli sot para gjykates ne Kiev. Ajo akuzohet per nenshkrimin e nje marreveshjeje me Mosken per te blere gaz rus me nje cmim qe sipas prokuroreve ishte shume i larte.
Zonja Timoshenko thote se eshte e pafajshme. Ajo thote se akuzat ndaj saj jane pjese e nje fushate politike nga presidenti Viktor Janukovic per te shtypur opoziten ne Ukraine. Disa zyrtare qe kane sherbyer ne administraten e saj jane aktualisht ne burg. Ne zgjedhjet presidenciale te vitit te kaluar zoti Janukovic fitoi me nje rezultat te ngushte ndaj zonjes Timoshenko.