E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohen 2 të rinj, grabisnin njerëzit në rrugë

Policia e komisariatit nr.6 ka vene ne pranga 2 te rinj pasi akuzohen per vjedhjen e sendeve personale te njerezve ne rruge.

Lirim Avni Cekici lindur ne Diber dhe banues ne Unazen e e Re dhe Flamur Mensur Puci nga Dibra jane arretuar ne zonen “Misto Mame” duke tentuar te grabisnin nje shtetase me 6 gusht. Keta shtetas vinin nga Dibra dhe vepronin ne Tirane.
 

Arrestimi vjen nje dite pasi nje grua mbeti e vdekur gjate nje grabitje ne Fushen e ish-Aviacionit , autoret e te ciles ende nuk jane kapur nga policia. Kjo e fundit ka vene 10 mije euro shperblim per kedo qe ka informacione rreth autoreve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›