Vazhdojmë me dialog

Ai në një intervistë për “Pres”, tha se pa marrë parasysh për rrjedhën e eurointegrimeve, të cilat janë proces i gjatë, që herët apo vonë do të japin rezultat, dialogu me Prishtinën është gjithnjë prioritet i Qeverisë së Serbisë dhe këtu duhet të gjendet zgjidhja.
Sipas tij, është e sigurt së Prishtinës më shumë i konvenon Serbia e dobësuar dhe e izoluar, por edhe atmosfera e konfliktit konstant të intensitetit të ulët në Veri të Kosovës.
Stefanovic ka theksuar se askujt në serbi nuk i konvenon largimi nga bashkësia ndërkombëtare, pa marrë parasysh në mospërsosjen e modelit të qeverisjes, të cilin ajo e aplikon në Kosovë.
Edhe Stefanovic, sikundër edhe Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka theksuar se ekziston ideja se si duhet të zgjidhet problemi i Kosovës, por nuk ka përmendur hollësi rreth kësaj çështjeje.