E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dhe OSBE vlerësojnë pozitivisht procesin e rregullt zgjedhor në Shqipëri

Vlerësimet i përcillen Ministri shqiptar të Jashtëm, Lulzim Basha

TIRANE – Ministri shqiptar i Jashtëm Lulzim Basha, ka marrë mesazhe vlerësuese për procesin zgjedhor të 28 qershorit të këtij viti në Shqipëri.
Këto mesazhe janë përcjellë ministrit të jashtëm Basha, nga Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Stuar Jones, si edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së gjatë Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, i cili ka si qëllim diskutimin rreth politikave në kohën e krizës ekonomike.
Dy zyrtarët e lartë kanë vlerësuar këtë proces dhe kanë shprehur mbështetje për qeverinë e re. Gjatë takimi që pati ministri Basha me Jones, Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, i deklaroi Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Lulzim Bashës, se, “pres zgjerimin e bashkëpunimit me qeverinë e re të kryeministrit Berisha”.
Ai e siguroi gjithashtu ministrin Basha për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit Evropian.
Përgëzime për zhvillim e zgjedhjeve në Shqipëri, dhe për fitoren e Parisë Demokratike, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Lulzim Basha, mori dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së .
Ministri Basha u takua gjithashtu me homologun slloven, nga i cili u njoh me vendimin e qeverisë së tij për hapjen e ambasadën sllovene në Tiranë. Ministri jashtëm slloven garantoi mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për liberalizimin e vizave.  

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›