E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandalet rrezikojnë liberalizimin e vizave

Edhe pse ekspertët në raportimet e tyre kanë raportuar për përparim në përmbushjen e disa kërkesave teknike nga Udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave për Kosovën, skandalet apo aferat që po ndodhin në Kosovë, i largojnë kosovarët gjithnjë e më shumë nga lëvizja pa viza.

Siç shkruan koha, aferat në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si ajo e pasaportave, aferat e mëparshme të vjedhjes së provave në polici, arratisja e të dënuarit Xhabir Zharku, jokonsistenca në veprimet e policisë rreth rendit publik dhe së fundi sulmi ndaj aktivistëve “Kosovo 2.0”, sipas diplomatëve të BE-së, do të kenë ndikim negativ në procesin e liberalizimit të vizave./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›