E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzohet në Mesdhe avioni etopian. Gjenden 14 trupa pa jetë

Një avion etiopian me 90 pasagjerë në bord është rrëzuar në Detin Mesdhe vetëm pak minuta pas nisjes për në kryeqytetin libanez. Forcat e shpëtimit, të drejtuara nga nga flota detare libaneze kanë arritur në vendin ku ra avioni. Ekipet e kërkimit kanë gjetur 14 trupa pa jetë, ndërkohë që mediat njoftojnë se kanë shpëtuar shtatë persona. Operacioni i shpëtimit vazhdon, ndërkohë që Kombet e Bashkuara kanë dërguar dy anije dhe helikopterë shtesë për kryerjen e veprimeve.

Një zedhënës i autoriteteve deklaroi se ka gjasa që avioni Boeing
737-800 i shoqërisë ajrore "Ethiopian Airlines", të jetë goditur nga
rrufeja. Pjesa më e madhe e pasagjerëve në avionin, që po udhëtonte për
në Addis Abbeba, janë libanezë dhe etiopianë. Si arsye kresore e këtij
incidenti mendohet të jetë moti shumë i keq në Bejrut.   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›