Greqi, fermerët sërish në protesta
Pas bisedimeve të dështuara me qeverinë, fermerët e Greqisë kanë vendosur fillimisht bllokada në segmente kryesore të vendit. Nëpërmjët kësaj lëvizjeje, ata kërkojne ndër të tjera të marrin menjëherë pagesat e subvencioneve. Ministrja e Ekonomisë Katerina Batzeli tha pas takimit në Athinë se për shkak të krizës dramatike buxhetore, nuk ka një buxhet parash për të ndarë. Deficiti shtetëror i Greqisë ka arritur deri në më shumë se 12 për qind. Protestat kanë nisur prej disa ditësh ndërsa fermerë nga e gjithë Greqia deklaruan se çmimet e produkteve janë shumë të ulëta për të mbuluar shpenzimet dhe për këtë arsye, ata kërkojnë garanci për çmimet minimale të produkteve të tyre. Për të shprehur pakënaqësinë e tyre, fermerët nisën të zhvillonin protesta duke penguar udhëtimin e mjeteve të transportit në akse krysore. pak ditë më parë ata bllokuan autostradën kryesore Athinë- Selanik, ndërsa fermerët në veri të Greqisë u zhvendosën në pikëkalimin kufitar me Bullgarinë, duke bllokuar edhe aty rrugën. Ata protestuan duke nxjerrë në rrugë traktorë, zetorë e të tjera makina bujqësore. Fermerët thonë se janë të mbytur në borxhe dhe kërkojnë garantim të çmimeve minimale për produktet e tyre, karburante më të lira dhe akordimin e subvencioneve bujqësore.