Haiti, Kombet e Bashkuara kërkojnë përforcime

Kombet e Bashkuara kërkojnë përforcime për përballimin e katastrofës në Haiti. Shefi aktual i misionit humanitar të OKB në ishull, Edmond Mulet, tha se ka nevojë për më shumë personel dhe për shumë mjete transporti. Mulet drejton qysh prej rënies së tërmetit më shumë se 12 mijë trupa të
misionit përkatës të Kombeve të Bashkuara në ishullin Karibik.
Paraardhësi i tij, tuneziani Hedi Annabi, humbi jetën nga tërmeti në
Port-au-Prince së bashku me të paktën 150.000 persona të tjerë. Të
dielën një tjetër lëkundje e tokës e një fuqie prej 4,7 ballësh tronditi
kryeqytetin e Haitit duke shkaktuar frikë tek banorët.
< I mëparshmi