E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrikë e Jugut, një në katër meshkuj ka përdhunuar mbi 1 herë

Një sondazh i fundit ka
nxjerrë në dritë përmasat
katastrofi ke të njërës
prej plagëve më të mëdha të
Afrikës së Jugut: përdhunimit.
Sipas këtij sondazhi del se një
në katër meshkuj në këtë vend
ka përdhunuar të paktën një
femër në jetën e tij. Por pjesa
më e madhe e tyre kanë në "CV"
më shumë se një rast dhune seksuale
ndaj femrave, pra bëhet
fjalë për raste të përsëritura.
Mbi këtë sondazh u krye një
studim i posaçëm nga Këshilli i
Kërkimeve Shkencore. Sipas tij,
meshkujt jo vetëm përdhunonin,
por një në katër prej tyre
i pranonin aktet, ndërsa 2 në
4 e kishin filluar këtë punë që
në adoleshencë. Përveç kësaj,
shumë të njohura ishin edhe
praktikat e përdhunimeve në
grup, sepse konsideroheshin një
lloj dëfrimi mashkullor. Sondazhi
u krye ndaj 2 mijë meshkujve
në zona të ndryshme të vendit,
në meshkuj të pasur e të varfër,
të shkolluar apo analfabetë. Në
këtë cep të botës, një akt i tillë
kryhet nga meshkujt para se të
mbushin 20 vjeç. Thuajse gjysma
e tyre thanë se kishin përdhunuar
më shumë se një herë gjatë
jetës së tyre. Sipas një profesori
vendas, që është marrë me studimin,
një tjetër pikë e tij ishte
që vetëm vitin e kaluar një në 20
meshkuj në vend kishin përdhunuar.
Gjithë këto gjetje janë
shumë tronditëse dhe fl asin për
një realitet shumë të rëndë dhe
mbytës për femrën. Sipas studiuesve,
është e domosdoshme
që të ndryshohet menjëherë kjo
sjellje, e cila është shndërruar
në një rutinë të mashkullit të
këtij vendi afrikan dhe në një
normë, si dhe që e ka shndërruar
femrën në një lojë seksuale.
Kontinenti i Afrikës shquhet për
raste përdhunimesh, por Afrika
e Jugut ka numrin më të madh
të tyre. Kjo sjellje i ka rrënjët në
të shkuarën e trazuar të të gjithë
kontinentit, kur dhunimi i femrave
konsiderohej si një shprehje
e masivitetit dhe forcës fi zike.
Po sipas sondazhit, pjesa më e
madhe e viktimave janë femra,
por ka edhe raste meshkujsh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›