E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi, 25 milionë për Tevezin

Milani nuk është ekipi i vetëm i interesuar për Carlos Tevezin. Sulmuesit argjentinas ia ka mësyrë edhe rivali lokali Rossonerëve, Interi.

Sipas mediave britanike, përgjegjësi i transferimeve tek Nerazzurrët, Marco Branca, tashmë e ka zhvilluar takimin e parë me Brian Marwood, menaxher i përgjithshëm i Manchester Cityt.

Bëhet fjalë për një takim preliminar, por i mjaftueshëm për t’u sqaruar përafërsisht oferta dhe kërkesa. Gjithnjë sipas mediave britanike, nënkampioni italian ka ofruar 25 milionë euro për ish futbollistin e Corinthiansit, West Ham Unitedit dhe Manchester Unitedit.

Kjo shumë mund ta bind klubin anglez që ta lë të largohet sulmuesin problematik qysh në këtë muaj.

Ndërkohë, Milani ofron huazim me mundësi blerjeje në qershor, opsion ky që është refuzuar në parim nga ‘Citizens’. Një gjë është e sigurt: Tevez do t’i bëjë valixhet gati këtë muaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›