E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama takime ne Londer

E hene 26 Mars 2012 1802 Kryetari i PS-se Edi RamaKryetari i PS-se Edi Rama zhvilloi sot takime me drejtuesit me te larte te Partise Laburiste ne Britanine e Madhe. Me liderin laburist Ed Miliband dhe Ministrin e Jashtem Douglas Alexander kreu socialist foli mbi situaten politike ne Shqiperi dhe aspiraten e shqiptareve per tu integruar sa me shpejt ne bashkimin evropian. Rama u ndal ne programin e PS Per nje rilindje shqiptare duke theksuar perpjekjen e opozites per te hartuar nje program sa me te qarte e realist per te rritur punesimin mbeshtetur biznesin ofruar sherbime cilesore qe bazohen tek nevoja dhe jo mundesia per te paguar dhe zhvilluar zonat rurale te vendit. Lideri laburist Ed Miliband e pergezoi opoziten shqiptare per hapat e ndermarra ne drejtim te pershpejtimit te procesit integrues te Shqiperise ne BE si dhe nxiti zotin Rama ne angazhimin per ti ofruar shqiptareve nje program qeverises realist dhe te detajuar. David Miliband dhe Edi Rama diskutuan gjithashtu edhe per procesin e formesimit te programit si dhe rendesine e perfshirjes se publikut ne krijimin e politikave per qeverisjen e te nesermes.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›