Peng drejtuesit e SONY në Francë
Paris - Në jug të Francës, punëtorët që u nxorën nga një fabrikë e shoqërisë SONY kanë marrë peng dy CEO (drejtorë ekzekutiv) të kësaj shoqërie. Bëhet e ditur se punonjësit mbajnë peng që dje në drekë një drejtor të lartë të SONY-Francës dhe drejtorin e burimeve njerëzore Roland Bentz në shenjë proteste të shpërblimit që ata u kishin ofruar pas nxjerrjes nga puna.
Sindikata e punëtorëve njoftoi se punëtorët sot kanë pranuar të negociojnë në lidhje me pengjet.
Në fabrikën e SONY- Francës e cila ndodhet në qytetin Bordo në jug të vendit ishin nxjerrë nga puna 311 punëtorë.