Vazhdon fshesa e Surdullit

Kryetari i Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli po vazhdon të largojë shërbyes civilë nga puna. Pas largimit të 43 shërbyesve civilë javë më parë, ai ka vendosur të vazhdojë “spastrimin” dhe të enjten e kësaj jave do t’i largojë edhe pesë shërbyes civilë që punojnë në sektorin e shëndetësisë.
“Më datën 25 shkurt do tua komunikojmë këtyre pesë punëtorëve vendimet për largim nga puna”, konfirmoi për Radion Premiera kryetari Surdulli.
I vendosur t’i largojë të gjithë ata që mendon se janë punësuar pa konkurs nga pushteti i kaluar, Surdulli thotë se është i gatshëm të ballafaqohet edhe me
protesta të mundshme siç ka ndodhur pas largimit të 43 shërbyesve civilë më herët.
“Protesta mund të ketë. Mirëpo, unë jam i detyruar që ta respektoj ligjin dhe të vazhdoj trajtimin e njëjtë me atë vendim të disa ditëve më parë ku u larguan 43 punëtorë, të cilët janë punësuar pa respektuar procedurat”.
Surdulli tha se ka dyshime se janë bërë falsifikime të nënshkrimeve të komisioneve të mëhershme kur është bërë punësimi i të larguarve.
“Unë do të kërkoj nga Gjykata, por edhe Prokuroria që ta zbardh secilin rast veç e veç”.
Surdulli ka paralajmëruar se “fshesa” do t’i përfshijë në të ardhmen e afërt edhe të punësuarit në sektorin e arsimit.
Ai tha se pasi të ndodhë ky veprim, pastaj do të shpall konkurs për ato pozita që janë të nevojshme si në shëndetësi, ashtu edhe në sektorë të tjerë.
Largimin e pesë punonjësve të sektorit të shëndetësisë e ka konfirmuar për Radion Premiera edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Fehmi Kastrati.
Ky vendim, sipas Kastratit, vjen si rrjedhojë e hetimeve të zhvilluara nga komisioni për verifikimin e dosjeve të punëtorëve, i formuar javë më parë nga kryetari i komunës.
“Komisioni i caktuar nga kryetari Surdulli e ka kryer punën e vet dhe ka konstatuar se pesë persona të punësuar në Qendrat e Mjekësve Familjare janë punësuar pa konkurs apo pa respektim të procedurave të tjera”, tha ai.
Punonjësit që do largohen
Punëtorëve të cilëve pritet tu ndërpritet marrëdhënia e punës të enjten janë: Filloreta Rexha, sekretare në QKMF, Mensur Morina, vozitës, Besa Krasniqi, motër medicinave, Shukrije Agaj, punëtore në kartotekë dhe Zijavere Kallaba, pastruese në QMF.