Pakistani brengos Holbrookun
Përfaqësuesi special i SHBA-së, Richard Holbrook, tha se Pakistani duhet të jetë i kujdesshëm për përfshirjen në projektin iranian për gaz natyror, pasi sanksionet e SHBA-së kundër Iranit mund të godasin edhe kompanitë pakistaneze.
Duke folur në Islamabad, Holbrook tha se Washingtoni është i shqetësuar për mungesën e energjisë në Pakistan, por se “ende duhet të pritet dhe të shihet se çfarë do të ndodhë”.
Ai tha se Kongresi amerikan aktualisht është duke hartuar legjislacionin e ri për sanksione, që kanë për objektivë sektorin energjetik të Iranit dhe se pakistanezët “nuk duhet të ngarkohen më tepër se sa duhet”.
Marrëveshja për gazin natyror, në vlerë prej 7.6 miliardë dollarë, është nënshkruar në muajin mars dhe është konsideruar si mjaft e dobishme edhe nga pala iraniane, e edhe nga ajo pakistaneze.
Në anën tjetër, Ministri i Jashtëm i Pakistanit theksoi se Sekretarja amerikan e Shtetit, Hillary Clinton, do të vizitojë Islamabadin në muajin korrik.
Shah Mahmud Kureshi u tha gazetarëve se homologia e tij amerikane do të bëjë një vizitë të dytë në kuadrin e dialogut strategjik SHBA – Pakistan. Takimi i parë u mbajt në muajin mars.