E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon gjuetia e makinave luksoze

Policia ka vënë në pranga dje një person, ndërsa po heton në gjendje të lirë katër të tjerë, të cilët akuzohen për veprat penale të trafikut të mjeteve motorike, falsifikimit të vulave, stampave apo formularëve dhe kontrabandës së mallrave me regjim të ndërmjetëm. Bernard Beja, 28 vjeç, nga Durrësi, u arrestua pasi iu bllokua dhe sekuestrua automjeti tip "Jaguar", që rezultoi të ishte i vjedhur në qytetin e Foxhias në Itali në shtator të vitit të kaluar. Ndërkaq burimet thanë se po procedohen penalisht në gjendje të lirë 4 banorë të Tiranës, të cilët posedojnë makina "BMW X5" dhe "BMW seria 7", që rezultojnë se janë vjedhur në qytete të Italisë në vitet 2003, 2005 dhe 2006.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›