E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi inauguron punimet e Zall-Herrit

Kanë nisur sërish punimet për përfundimin e rrugës së Zall-Herrit, i ndarë në disa segmente. Për këtë qëllim, në terren ka zbritur ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, i cili inauguroi fillimin e punimeve për ndërtimin e segmentit të fundit të rrugës. Investimi vlerësohet në rreth 52 milionë lekë, me financim nga buxheti i shtetit. Mësohet se, punimet për ndërtimin e rrugës, me gjatësi 3,6 km, do të përfundojnë në verë të këtij viti. Me gjerësi rreth 6 m, si dhe 2 bankina nga 0,75 m secila, projektin e rrugës e ka hartuar një firmë italiane, ndërsa zbatimi po kryhet nga një kompani ndërtuese shqiptare. "Ne do të monitorojmë gjithë procesin qoftë me përfaqësuesit e komunës apo deputetët e zonës për të ndjekur në vijimësi ecurinë e punimeve", tha dje ministri. Përfundimi i aksit Zall-Herr - Qendër Zall-Herr parashikon të lehtësojë kalimin e automjeteve dhe të këmbësorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›