Rreth 3 mijë mësues detyrohen të lënë punën
05/03/2009 Sindikata e arsimtarëve kërkon pezullimin e menjëhershëm
Ndërprerja e kontratave të punës do të mbulohet vetëm nga orët e pakta të dispozicionit
Mësuesit detyrohen të lënë vendet e tyre të punës për t’u shndërruar në mësues dispozicioni. Shkak për këtë gjë është bërë nxjerrja e një urdhri nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjatë muajit të shkuar, i cili parashikon që rreth 3000 mësues të ndërpresin kontratat e tyre të punës për t’i zëvendësuar ato me orë dispozicioni në shkolla të ndryshme, ku do të caktohen. Këta të fundit do të paguhen në bazë të orëve mësimore që do të japin sipas një plani të përcaktuar apo nevojave që do të paraqiten. Ky fakt është bërë i ditur gjatë ditës së djeshme nga Sindikata e Arsimit, përfaqësuesit e së cilës kanë pohuar se ky urdhër i nxjerrë nga Ministria e Arsimit ndëshkon rëndë mësuesit dhe se nuk është i bazuar në Kodin e Punës. Kreu i kësaj sindikate Xhafer Dobrusha ka pohuar se “vendimi merret në kundërshtim me ligjin dhe me kontratën kolektive të nënshkruar me ne”. Për këtë i është dërguar një letër kreut të Ministrisë Arsimit Fatos Beja për pezullimin e menjëhershëm të këtij urdhri, në mënyrë që mësuesit të vijojnë punën e tyre sipas kontratave që kishin.
Urdhri
Rreth 3000 mësues në të gjithë vendin do të jenë të detyruar të lëndë vendet e tyre të punës për të punuar herë pas here me orë dispozicioni, mbi bazën e të cilave do të marrin dhe pagesën përkatëse. Masa e marrë nga Ministria e Arsimit më datën 5 shkurt 2009, tashmë u është përcjellë drejtorive arsimore, të cilat do të zbatojnë vendimin. Ky ndryshim do të ndikojë në pagesën financiare që do të marrin mësuesit, e cila nuk do të jetë më rrogë bazë, siç përcaktohej në kontratën e punësimit, por në bazë të orëve mësimore që do të japin. Reforma e përcaktuar për këtë kategori tregon se edhe në rastet kur këta mësues do të zëvendësojnë mësueset që janë me leje lindjeje, do të përfitojnë një pagesë që llogaritet të jetë 250 lekë ora e mësimit. Kështu që mësuesit që deri më sot kanë pasur një kontratë njëvjeçare, duke dhënë mësim në shkolla të caktuara për mbulimin e lejeve të lindjes, sëmundjesh të mësuesve dhe kur kishin probleme të tjera, për të cilat nuk paraqitshin në shkollë, nuk do të trajtohen më me rrogë fikse. Bazuar në urdhrin më të fundit të Ministrisë së Arsimit, do të ndërpritet kontrata për çështje fondesh, por këta mësues do të vazhdojnë ta kryejnë këtë funksion, duke u paguar vetëm për orët që do të japin mësim. Ndërkohë që më parë paga bazë llogaritej së bashku me ditët e pushimit, si të fundjavës, ashtu dhe të festave kombëtare dhe fetare.
Ministria
Ashtu si dhe në shumë raste të tjera, Ministria e Arsimit ka vendosur të mos reagojë kundrejt kësaj situate. Burimet zyrtare të këtij institucioni pohuan për gazetën se ende nuk ka një reagim në lidhje me urdhrin e marrë një muaj më parë për këta mësues.
Megjithatë, mësuesit dhe sindikata e tyre kanë reaguar ashpër gjatë ditës së djeshme për shkak të reduktimit të pagesës financiare që do të shpërndahet sipas orëve që do japin mësim. Dobrusha ka pohuar se urdhri shkel Kodin e Punës, i cili legjitimon ndërprerjen e kontratës vetëm kur ka shkelje apo abuzim nga punëmarrësi.