Durrësin e fiton Dako, vijon numërimi në Elbasan
UPDATE-Rikonfirmohet Vangjush Dako ne krye te bashkise se Durresit.
Procesi i numerimit, mbyllur ne mesdite ka shpallur si fitues kandidati i Aleancës për të ardhmen Vangjush Dako, me 3584 vota më shumë se kandidati i mazhorancës Ferdinand Xhaferaj.
Kandidati i Aleancës për të ardhmen Vangjush Dako ka marrë 33369 vota ndërsa kandidati i Aleancës për qytetarin Xhaferaj ka marrë 29785 vota.
Shkodra blu, rikonfirmohet Luka
Fitore e thelle e PD-se ne Shkoder. Mbyllja e procesit te numerimit, sikunder edhe pritej ka vulosur triumfin e padiskutueshem te kandidatit te djathte, Lorenc Luka me nje avantazh prej 9 500 votash ndaj rivalit Genc Uruci.
Rezultati final ka nxjerre fitues Luken me 20790 vota nderkohe qe Uruci ka marre 11232 vota. Humbesi ka akuzuar per manipulim dhe fitore me vota te vjedhura dhe nuk i ka dhene doren kreut te bashkise, dale nga zgjedhjet e 8 majit.
Vijon numerimi ne Elbasan
Deri ne oren 09.00 te mengjesit ne Elbasan vazhdon te kryesoje kandidati socialist, Qazim Sejdini. Jane numeruar 75 nga 96 kuti dhe kandidati Sejdini kryeson bindshem ndaj Hushit te LSI. Sipas te dhenave te KQZ, PS ka 20115 vota, ndërsa PD- LSI deri tani ka 13843 vota.
Fiton Peleshi në Korçë
Rikonfirmohet per nje mandat te dyte Kandidati i koalicionit Aleanca për të ardhmen, Niko Peleshi ne Korce.
Ne oren 12.00, mbyllja e numerimit per kete bashki ka nxjerre fitues peleshin, ,me 16385 vota kundrejt kandidati te Aleances për qytetarin Andrea Mano, i cili ka marrë 14176 vota.
Në fjalen e tij para mediave, pas mbylljes së numërimit, Peleshi vlerësoi pjesëmarrjen masive në votim, duke e cilësuar rekod në 20 vite të demokracisë lokale. Kjo tregoj se korcarët e kanë kuptuar forcën e votës dhe qyteti ynë meriton të quhet qyteti i kulturës dhe dijes- tha ai.
Ai ka falenderuar të gjithë ata që punuan, besuan te projekti i përbashkët dhe i dhanë pasionin dhe energji. Angazhohem se nuk do të zhgënjej asnjë nga qytetarët, as ata që nuk besuan dhe besojnë se modeli ynë është më i mire- tha Peleshi.