Vijon numërimi në Shkodër, Elbasan e Durrës
UPDATE- Kandidatet socialiste vazhdojne kryesimin ne bashkite, ne te cilat ende nuk eshte mbyllur numerimi i votave, nderkohe qe Shkodra duket qe tashme e ngjyrosur blu.
Ndërkohë që po qartësohet gjithnjë e më shumë harta e rezultateve në bashkitë e vendit, nuk ka përfunduar numërimi ende në tri bashiki të mëdha në vend, Durrës, Elbasan dhe Shkodër.
Deri rreth orës 18.35, të dhënat e KQZ-së flasin se në bashkinë e Durrësit kandidati i Aleancës për të ardhmen, Vangjush Dako kryeson kundrejt kandidatit të PD-së, Ferdinand Xhaferraj. Në bashkinë e Elbasanit kryeson Qazim Sejdini ndjeshëm, ndërsa në bashkinë e Shkodrës kryeson kandidati i PD-së, Lorenc Luka.
Ja rezultatet deri ne oren 18.35 sipas KQZ-se
Bashkia Durrës
AQ: Ferdinand Xhaferraj 19062
AA: Vangjush Dako 21027
Janë numëruar 102 nga 165 kuti
Bashkia Elbasan
AA: Qazim Sejdini 16319
AQ: Durim Hushi 11101
Janë numëruar 61 nga 69 kuti
Bashkia Shkodër
AA: Genc Uruçi 10049
AQ: Lorenc Luka 17602
Janë numëruar 83 nga 95 kuti
Fiton Peleshi në Korçë
Rikonfirmohet per nje mandat te dyte Kandidati i koalicionit Aleanca për të ardhmen, Niko Peleshi ne Korce.
Ne oren 12.00, mbyllja e numerimit per kete bashki ka nxjerre fitues peleshin, ,me 16385 vota kundrejt kandidati te Aleances për qytetarin Andrea Mano, i cili ka marrë 14176 vota.
Në fjalen e tij para mediave, pas mbylljes së numërimit, Peleshi vlerësoi pjesëmarrjen masive në votim, duke e cilësuar rekod në 20 vite të demokracisë lokale. Kjo tregoj se korcarët e kanë kuptuar forcën e votës dhe qyteti ynë meriton të quhet qyteti i kulturës dhe dijes- tha ai.
Ai ka falenderuar të gjithë ata që punuan, besuan te projekti i përbashkët dhe i dhanë pasionin dhe energji. Angazhohem se nuk do të zhgënjej asnjë nga qytetarët, as ata që nuk besuan dhe besojnë se modeli ynë është më i mire- tha Peleshi.