E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj: Disa degë në UP, do të mbyllen

Prishtinë-Disa degë në Universitetin e Prishtinës, por edhe në universitetet private do të mbyllen. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, ka deklaruar se këto degë do të mbyllen për shkak të mungesës së kuadrit të nevojshëm dhe disa mangësive të tjera.

“Nuk përjashtohet mundësia që disa programe, qoftë në sektorin publik apo në atë privat, për shkak të mungesës së stafit, mungesës së karakterit të punës kërkimoro-shkencore, në veçanti të një vizioni të mirëfilltë akademik, të ballafaqohen me vendim negativ”-tha Hoxhaj.

Gjithashti, ministri tha se gjatë muajit korrik do të vendoset se cilat universitete private do të licensohen. Për këtë arsye, rreth 100 ekspertë perëndimorë janë angazhuar në këtë proces. Kreu MASHT-së, ka shtuar se pas rezultateve të testit të maturës, do të diskutohet me drejtues të universiteteve për të përcaktuar kuotën e rritjes së studimeve për vitin 2009/2010.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›