Vazhdon shitja e aseteve
Nga Express më 13 prill 2011 në ora 10:48
Agjencia Kosovare e Privatizimit të martën ka shpallur likuidimin e radhës me shitje të aseteve, të cilat tenderohen për privatizim.
Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në janar, AKP’ja ka njoftuar menaxhmentet e aseteve dhe komunat përkatëse se këto asete do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender.
Lista e tenderëve për privatizim për shitjen e aseteve numër 7 përmban 24 asete, të cilat do të privatizohen përmes metodës së likuidimit. Afati i fundit për parakualifikim është 4 maji.