Vazhdon status-quo
Autori i Lajmit: Nga Shkelzen Maliqi
Zgjedhjet e 15 nëntorit treguan qartë se skena politike e Kosovës nuk ka ndryshuar shumë në krahasim me vitin 2007. Në totalin e votës, dy partitë kryesore që kanë drejtuar koalicionin qeverisës kanë mbetur pothuajse me po atë diferencë si para dy vjetësh, me disa ndryshime në komuna, konfiguracioni i plotë i të cilave do të sqarohet pas balotazhit të dhjetorit, por që nuk do të ndikojë shumë në raportin bazë të forcave.
PDK-ja me përqindje të votuesve është përafërsisht aty ku ka qenë para dy vjetësh, me një minus të vogël që për këtë parti nuk duhet të jetë shqetësues dhe ajo edhe ka festuar mbrojtjen e suksesshme të pozitës prej lideri. Ndërkaq, LDK-ja ka arritur një rritje prej 2 a 3 për qind, dhe kjo kryesisht falë suksesit të Isa Mustafës në Prishtinë. Në një interpretim paksa spekulativ, sepse nuk e dimë ende në detaje strukturën e votës në Prishtinë, mua më duket se diferenca që ka bërë Mustafa në Prishtinë mbase edhe nuk është vetëm rezultat i avancimit të madh të LDK-së, siç po trumpetohet në analizat e shumta, disa prej tyre tepër euforike në paralajmërimin e “ringjalljes së LDK-së”, por edhe e një “shmangieje” dhe tretjeje të votës së PDK-së në kryeqytet, e cila ka shënuar ulje mbi 10 për qind! Për këtë “tretje” atipike me totalin e votës, nuk mjafton vetëm bindja sipërfaqësore se kandidati i PDK-së Astrit Salihu nuk ka mundur ti bëjë ballë Isa Mustafës, ose se fushata e tij agresive i ka irrituar edhe votuesit e PDK-së, që nuk ka shumë kuptim. Një shpjegim që dëgjohet më shumë kuluareve është se Dega e PDK-së nuk ka qenë e kënaqur me kandidimin e Salihut dhe gjatë fushatës ajo ka vepruar si në legjendën e Rozafës - ditën kanë punuar për Salihun, e natën kundër tij! Nëse kjo është edhe vetëm pjesërisht e saktë, disponimi dhe raporti real i forcave në Prishtinë e edhe në nivelin qendror duhet të jetë më afër shifrës së vitit 2007.
Ajo që kuptuam në këto zgjedhje është se PDK-ja dhe LDK-ja edhe më tej mbajnë mëritë e vjetra dhe se ndarja e pushtetit nuk i ka afruar shumë. Andaj edhe kanë qenë të natyrshme grindjet dhe akuzat e ndërsjella gjatë fushatës, që në disa raste dukeshin si uverturë për divorc. Por, edhe matematika e raportit të forcave, edhe zyra e madhe e Dragodanit, nuk e lejuan divorcin, dhe këtë gjë nuk do ta ndryshojë as rezultati i balotazhit. Kalkulimet e mësipërme nuk japin asnjë sinjal të arsyeshmërisë të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme nacionale e as për prishjen e koalicionit që qeveris vendin.
Sa i përket “opozitës” ose partive të spektrit në 20 për qind, aty kemi një përmbysje më të ndjeshme, ku partia e pestë e vitit 2007, AAK-ja, tani është e treta, kurse AKR dhe LDD edhe së bashku kanë humbur në totalin e votës rreth 10 %. Aq sa është rritur AAK-ja, aq kanë humbur partitë e Pacollit dhe të Dacit.
Kështu, situata që kemi pas 15 nëntorit është ajo e vazhdimit të status-quos, ku asnjë forcë nuk mund të llogarisë së do të mund të ndryshojë rrënjësisht raportin e forcave në favor të vetin. Edhe shpresa se Isa Mustafa mund ta marrë drejtimin e LDK-së dhe të fitojë po aq bindshëm në nivelin kombëtar, është një mundësi me shumë të panjohura. Para së gjithash, vetë mandati katërvjeçar në kryeqytet është pengesë serioze që Mustafa të kërkojë edhe mandatin e kryetarit të LDK-së, sidomos nëse kjo nënkupton, siç e paramendojnë disa, skenarin e provokimit të zgjedhjeve të parakohshme nacionale. Pengesa tjetër për Mustafën është në strukturat udhëheqëse të LDK-së, ku ai nuk shihet nga të gjithë si lideri që do të rinovojë edhe pjesshëm autoritetin e humbur të Rugovës së ndjerë. Edhe nëse Mustafa imponohet si alternativë për rritjen e LDK-së, procesi do të jetë më i ngadalshëm se që paramendohet dhe nuk mund të jetë kompatibil me ambicien e Ramush Haradinajt për zgjedhjet e parakohshme përmbysëse. Edhe rritja aktuale e AAK-së ka ndodhur falë “marrjes” se kuadrove dhe të votave të LDK-së. Rasti më eklatant është Suhareka, ku vota ka kaluar tek ish reformisti i LDK Blerim Kuçi, të cilin LDK-ja e përjashtoi pasi që kishte përgatitur platformën për reformën e kësaj partie.
Edhe një gjë është e qartë në projektet aktuale të ringjalljes së LDK-së. Duke qenë se LDK-ja i ka 7 a 8 për qind më shumë se AAK-ja, dhe synon të marrë edhe më shumë, në rast të suksesit eventual kjo parti tashmë zotohet se nuk do të lejojë më që postin e Kryeministrit tia lë dikujt tjetër. Haradinaj ka mundur të bëhet Kryeministër kur partia e tij kishte vetëm 8 për qind, sepse Ibrahim Rugova lakmonte pozitën e Presidentit, përkundër faktit se pesha e këtij funksioni është simbolike. Në zgjedhjet e ardhshme, Haradinajt, edhe nëse fiton më shumë se 20 për qind, por më pak se LDK-ja, vështirë se do ti jepet posti i Kryeministrit. Strategjia aktuale e tij andaj mund të lexohet si ajo e gëlltitjes të kuadrove dhe elektoratit të LDK-së, madje edhe me çmimin e çarjes së re në këtë parti./Express/
Ky lajm është publikuar: 24/11/2009