E Diel, 1 Nëntor 2026

Interesat gjeoekonomike ruse në Ballkan

Autori i Lajmit: Nga Qani Aliu
Pas ardhjes të Vlladimir Putinit në krye të shtetit rus dhe ndryshimeve që ai ndërmori për tejkalimin e pasojave shkatërruese të regjimit të Jelcinit Rusia një kohë të gjatë ishte e preokupuar me vetveten, për shkak të problemeve te shumta me te cilët ajo ballafaqohej ne veçanti me ato ekonomike. Rusia paraprakisht ishte e përfshirë me një tranzicion të privatizimit tejet ekstrem të ekonomisë ku ishte bërë legalizimi i pamëshirshëm i plaçkitjes së pasurisë kombëtare me çrast pushteti grabitet nga oligarkia e porsakrijuar. Në këtë situatë presidentit të sapo zgjedhur iu desh të merret me konsolidimin e institucioneve shtetërore te rrënuara. Duke u preokupuar me situatën e brendshme institucionet përkatëse ruse nuk kishin mundësi të merren me prioritetet gjeopolitike ,siç ishte në atë kohë Ballkani i trazuar, pos me dërgimin e disa kontingjenteve paqësore në vendet e ish-Jugosllavisë.
Me ndryshimet e mëvonshme pozitive në sferën e ekonomisë qe erdhën duke i falënderuar eksportit të resurseve të begatshme natyrore (gazit dhe naftës) ajo filloi ngadalë ta kthejë pozitën e humbur si superfuqi në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ti forcoje ambiciet gjeopolitike jo vetëm në vendet e ish Bashkimit Sovjetik por edhe në regjionet tjera duke përfshirë edhe Ballkanin.
Vendet Ballkanike për gjatë kohë ishin në interaksion me vendet e EU-së sepse shumë kompani të tyre kishin depërtuar në degët e ndryshme të ekonomisë së vendeve Ballkanike, në privatizimin e kompanive të falimentuara, në privatizimin e sistemit bankare dhe në një pjesë të sistemeve energjetike.
Në vitin 2007 në takimin e Këshillit për Bashkëpunim në Stamboll,Putini publikisht deklaroi se për Rusinë “Ballkani dhe Deti i Zi janë regjione me interes të veçantë”.
Për realizimin e interesave të veta gjeoekonomike dhe gjeopolitike Rusisë në Ballkan iu desh të gjejë një partner të sigurt. Duke i marrë parasysh faktorët historik,etnik,religjioz dhe disponimin aktual politik ndaj perëndimit partner strategjik është zgjedhur Serbia. Këtij partneriteti i ndihmon edhe fakti se vetë Serbia në politikën e jashtme të proklamuar politikën e “4 shtyllave” dhe si shtyllë kryesore ka paraparë atë për bashkëpunimin e gjithanshme me Rusinë.
Bashkëpunimi intensiv Ruso-Serb ne një mënyre ka shqetësuar EU-në sepse ata Serbinë e konsiderojnë si zonë të interesit të tyre. Ky bashkëpunim realisht sjell tek acarimi i marrëdhënieve reciproke Rusi-BE. Andaj frika reale nga ndikimi Rus në Serbi animon opsionin për shpejtimin e procesit të integrimit të Serbisë në BE që të mund të trimërohen forcat proevropiane dhe të neutralizohen ato ortodokse fundamentale dhe pan-sllaviste të cilat kanë orientim anti evropian dhe anti atlantik. Këtyre forcave ekstreme u shkon për shtati edhe qëndrimi rus pro-serb rreth çështjes së Kosovës të cilën ajo shumë herë e ka demonstruar praktikisht në Kombet e Bashkuara.
Prandaj BE-n për tu shmangur përkeqësimit të situatës së përgjithshme në Ballkan stimulon politikën që sa më shpejtë ta largojë Serbinë nga Rusia dhe Serbinë nga Kosova pa i prishur marrëdhëniet me Rusinë për shkak të varësisë së saj nga energjitë e këtij vendi.
Interesat gjeopolitike të Rusisë në Ballkan mbështeten në potencialin e madh energjetik të cilin ajo e posedon (gazi dhe nafta) kështu nga rezervat e përgjithshme botërore Rusia i përmban 27% . Pasi që pjesa më e madhe e gazit rus eksportohet dhe do të eksportohet në BE-në nëpërmjet Ballkanit është i kuptueshëm interesimi aq i madh i saj ndaj këtij regjioni. E vetëdijshme për këto fakte Rusia bazën e politikes energjetike e ka mbështetur në konceptin dhe interesin e politikes së jashtme dhe të sigurisë kombëtare. Interesat gjeoekonomike ruse janë të definuar ne dokumentin e quajtur: “Strategjia energjetike Ruse deri në vitin 2020” i aprovuar me 2003. Në këtë dokument përveç tjerash thuhet se Rusia posedon resurse të fuqishme energjetike. Në territorin e saj gjenden 1/3 e rezervave te gazit, 1/10 e rezervave të naftës , 1/5 e naftës të thëngjillit dhe 14% të rezervave të uraniumit. Kësaj i shkon për dore kompleksi i fuqishëm prodhues i cili është bazë për zhvillimin ekonomik dhe instrument për qëllimet e politikes së brendshme dhe të jashtme të Rusisë.
Aktualisht politika gjeoekonomike ruse në këtë regjion identifikohet me projektin e gaz sjellësit “Rrjedha Jugore” dhe Burgas-Aleksandropolis. Me këto projekte rrjetin e gazifikimit Rusia dëshiron ta shtrije deri te gjitha vendet e Ballkanit duke përfshirë këtu edhe Kosovën dhe Shqipërinë. Qëllimet ruse me këtë rast nuk janë vetëm komerciale për furnizimin e tregut ballkanik me gaz por pas gjithë kësaj fshihen qëllime gjeopolitike – pohojnë qarqet analitike evropiane. Duke u mbështetur në këto analiza dhe dyshimet reale BE-ja ka filluar të aplikojë kundër strategji energjetike që në të ardhmen kontinenti të mos jetë i varur vetëm nga energjitë ruse edhe pse sipas Këshillit Evropian për
Marrëdhënie të Jashtme varësia e Evropës nga gazi rus që nga viti 1980 është zvogëluar nga 80% ne 40% në total kjo paraqet 6.5% të furnizimit primar energjetik në B.
Preventiva për evitimin e rrezikut te varësisë se furnizimit vetëm nga Rusia dhe kushtëzimin eventual politik nga ky vend, Evropianët shqyrtojnë mundësinë e vënies në funksion të gazsjellësit alternative “Nabuko”. Me këtë projekt është menduar të përfshihen vendet e pasura me burime të gazit dhe naftës të cilët janë jashtë ndikimit rus si dhe vija e kalimit te gazsjellësit të jetë jashtë territoreve të influencuara nga Rusia.
Strategjia energjetike ruse në Ballkan haptazi ndjek qëllimet e politikës së jashtme të këtij vendi dhe kjo tregon se sa gjeoekonomia dhe gjeopolitika janë në varësi të drejtpërdrejtë.
Strategjia në fjalë është e ndërlidhur drejtpërdrejtë edhe në fazat e aderimit të vendeve ballkanike në BE-në,sa më shumë që ato i afrohen integrimeve – tendencat e ndikimit rus do të jenë edhe më te fuqishme.
Interesante nga aspekti gjeopolitik dhe gjeoekonomik është se strategjia energjetike Ruse në asnjë variante gazsjellësit e tyre nuk i parasheh që të kalojnë nëpër territore shqiptare edhe pse realisht Evropa nga brigjet shqiptare është shumë më e afërt. Pse?
Ky lajm është publikuar: 24/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›