E Diel, 1 Nëntor 2026

Lojërat Olimpike Dimërore, Topi: Politika të kthejë sytë nga sporti

Shqipëria do të marrë pjesë për të dytën herë në Lojërat Olimpike Dimërore dhe në të dyja rastet falë skiatorit Erjon Tola. Tola do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore që do të zhvillohen në Vankuver të Kanadasë në datat 12 deri 28 shkurt. Skiatori shqiptar do të garojë në tre disiplina dhe është i vetmi përfaqësuas i Shqipërisë në Lojërat e 21-ta Olimpike. Tola ka marrë pjesë edhe më parë në Torino 2006 ndërsa nëpërmjet në ceremonie të veçantë në presidencë skiatorit të talentuar i është dorëzuar flamuri Kombëtar nga Presidenti i Republikës Bamir Topi. Zoti Topi në fjalën e tij theksoi se e rëndësishme është pjesmarrja në këto lojëra edhe pse vetëm me një sportist. Presidenti i bën apel politikë të kthejë vëmendjen nga sporti
i të njëjtës linjë kanë qënë edhe Presidenti i KOKSH Agim Fagu dhe zëvendës ministri i sporteve Bajaziti i cili theksoi edhe njëhere mbështetjen e kësaj ministrie për sportin. Tepër krenar që do të përfaqësojë Shqipërinë edhe shprehur sportisti Tola që shpreson në rezultate positive. Erjon Tola garën e tij të parë do ta zhvillojë më 19 shkurt në Vankuver.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›