E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angeline Jolie merr çmim ne Sarajeve

Çmimi i quajtur, “Zemra e Sarajevës” i është dorëzuar aktores nga drejtori i festivalit, Miro Purivatra. Ai tha se çmimi i dhënë lidhet ekskluzivisht me atë qe Jolie ka bere për Bosnjën dhe boshnjaket si ambasadore e paqes. Jolie ka qene ne Sarajeve disa here vitin e kaluar si ambasadore e UNHCR-së dhe ka tërhequr vërejtjen për gjendjen e 117 mijë njerëzve që ende nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre edhe 16 vjet pas përfundimit të luftës. E shoqëruar nga Brad Pitt ajo ka vizituar disa kampe të refugjatëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›