E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi naftës, Bode:Nuk ndërhyjmë në këtë treg

Ndërsa në tregun ndërkombëtar çmimi i naftës është në nivelet e 44 dollarëve për fuçi, në tregun vendas ai do të vazhdojë të jetë i lartë, aktualisht 130 lekë për litër. Qeveria ka deklaruar pamundësinë për të ndërhyrë në këtë treg. 

TIRANE- Qeveria shqiptare nuk ka ndërmend të ndërhyjë për të ulur çmimin e naftës në tregun vendas. Ish ministri i Financave Arben Malaj dhe ai aktual Ridvan Bode kanë debatuar gjatë seancës së sotme për këtë çështje ku Bode deklaroi pamundësinë e një qeverië të djathte për të bërë një ndërhyrje në tregun e lirë. Por sipas Malajt “çmimi i naftës është kthyer në monopol nga kjo qeveri, e cila nuk po ndërhyn edhe në këtë treg”, ndërkohë që në bursën tregtare sot një barel kushton vetëm 44 dollarë.
Komuniteti i biznesit prodhues në Shqipëri, ka denoncuar abuzimin me çmimin e naftës nga grosistët, pasi sipas tyre, çmimi i rritur i naftës ndikon në rritjen e kostos së prodhimeve vendase. Ata kanë kërkuar marrjen e masave që në vend të reflektohet çmimi real i naftës, por deklarimi i qeverisë pro grosistëve për shkak të pamundësisë për të ndërhyrë në këtë treg, do ta lerë çmimin e arit të zi në nivelet e 130 lekëve. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›