Policia gjen dy të zhdukura nga Elbasani
Të dyja ishin denoncuara të zhdukura nga familjarët e tyre dhe policia pas një pune intensive arriti që të zbulonte vendin ku ato qëndronin. Që të dyja kanë deklaruar para uniformave blu se ishin larguar me dëshirën e tyre nga shtëpia.
ELBASAN- Në 24 orët e fundit policia e Elbasanit ka arritur të zbulojë vend ndodhjen e dy femrave të cilat prej ditësh ishin larguar pa adresë nga familjet e tyre. Pasi u gjend në Sarandë nëna e dy fëmijëve nga Cërriku, dje policia njoftoi se ka gjetur edhe 20 vjeçaren Odeta Tabaku. Të dyja ishin denoncuara të zhdukura nga familjarët e tyre dhe policia pas një pune intensive arriti që të zbulonte vendin ku ato qëndronin. Që të dyja kanë deklaruar para uniformave blu se ishin larguar me dëshirën e tyre nga shtëpia. Ndërkohë që ende nuk ka të dhëna për fatin e tregtarit Hekuran Latollari 45 vjeç i zhdukur që nga e premtja e kaluar.
(O.Zh/ BalkanWeb)