E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkoder, burg pa afat vrasesit

Gjykata e Shkodres ka dhene sot masen e arrestit burg pa afat per shtetasin Afrim Rraboshta, i cili u arrestua me akuzen e vrasjes se shtetasit Arben Bitanji.

Biznesmeni i ndertimit u gjet me dy plumba ne koke ne makinen e tij ne segmentin rrugor Shkoder-Barbullush. Pak ore me vone policia arrestoi shtetasin Afrim Rraboshta, i njohur i biznesmenit.

Hetimet e para tregojne se vrasja ka ardhur per shkak te nje borxhi qe vrasesi i kishte viktimes. Behet fjale per 50 mije euro, 30 mije dollare dhe 500 mije leke qe viktima i kishte dhene mikut te tij ne tetor te ketij viti dhe qe do t’ia kthente pas nje viti.

Por pak kohe pas dhenies se borxhit, biznesmeni eshte ekzekutuar me arme zjarri. Autori i ngjarjes eshte arrestuar menjehere nga policia duke rrezuar menjehere pistat e tjera te ketij ekzekutimi me paramendim.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›