E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja Christopher Kryeministri leter ngushellimi Presidentit Obama

Kryeministri i vendit Sali Berisha nepermjet nje telegrami ka ngushelluar Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes Barack Obama per ndarjen nga jeta te ish-Sekretarit te Shtetit Warren Christopher. Me keqardhje te thelle kam mesuar per ndarjen nga jeta te politikanit dhe diplomatit te shquar amerikan por edhe mikut te Shqiperise e kombit shqiptar ish-Sekretarit te Shtetit Warren Christopher. Me lejoni qe ne kete cast dhimbjeje ne radhe te pare per familjaret e Warren Christopher por edhe per Ju qeverine tuaj dhe popullin mik amerikan tju shpreh ne emrin tim dhe te qeverise shqiptare ngushellimet e mia me te sinqerta per humbjen e ketij personaliteti e miku te shquar - shkruan Berisha ne telegramin drejtuar presidentit Obama. Kryeministri vlereson mbeshtetjen e sekretarit Christopher ndaj reformave demokratike ne Shqiperi si dhe ka shprehur mbeshtetjen dhe ngushellimin per familjaret e te ndjerit. Shqiptaret nuk do ta harrojne kurre mbeshtetjen e sekretarit Warren Christopher ndaj reformave demokratike ne Shqiperi si edhe kontributin e ketij diplomati amerikan nder me te shquarit qe me urtesine mencurine dhe aftesite e tij te vecanta luajti nje rol te cmuar per paqen dhe stabilitetin ne rajonin tone te Ballkanit Perendimor ndaj edhe i bashkohen hidherimit tuaj dhe ndajme sot me familjen Christopher me ju dhe me kombin mik e te madh amerikan hidherimin per humbjen e ketij amerikani e diplomati te madh. Ne i bashkohemi lutjeve tuaja qe shpirti i tij te gjej paqen e amshuar - perfundon telegrami.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›