E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhjet Berisha Mazhoranca ne sherbim te qytetareve

Mazhoranca qeverisese dhe perfaqesuesit e saj vendore do te jene ne sherbim te qytetareve shqiptar. Ky eshte premtimi i bere dje nga kreu i Qeverise Sali Berisha persa i perket zgjedhjeve te ardhshme lokale. Deklarata e Kryeministri u be pas homazhit ne nderim te kryetarit te Bashkise se Sukthit Yrjan Hasani i cili humbi jeten dy dite me pare nga nje infarkt. Mendoj se e tere jeta e tij ishte nje perkushtim ndaj ketyre qytetareve problemeve halleve dhe derteve te tyre projekteve te shumta per te ngritur ketu nje infrastrukture moderne te merituar. Jam i bindur se pasardhesi i tij do te vazhdoje me perkushtim te madh kete rruge. Sikunder ashtu sic kam deklaruar e tere kjo periudhe do te jete per ne periudhe perkushtimi total ndaj problematikes se qytetareve dhe te komuniteteve. Ne qendrojme dhe do qendrojme njelloj si miku yne qe u nda nga ne me te gjithe forcen dhe potencialin per te permbushur interesat me te mira te qytetareve dhe komuniteteve ku ata jetojne - deklaroi dje Kryeministri. Me tej ne ceremonine homazh ai shprehu ngushellime per familjaret miqte dhe te afermit e te ndjerit Yrjan Hasani. Erdha te shpreh nderimin tim me te thelle dhimbjen pikellimin per ndarjen shume te parakohshme nga jeta te mikut veprimtarit te shquar e te vendosur te Partise Demokratike qeveritarit vendor te talentuar Qytetarit te Pare te Sukthit kryetarit te Bashkise Yrjan Hasani i cili punoi me aq perkushtim dhe dashuri per projektin e ndertimit te kesaj Bashkie transformimit te saj dhe te shnderrimit te saj ne nje vend me te mire per te gjithe qytetaret - deklaroi Berisha. Ai shtoi se kjo eshte humbje e madhe se pari per familjen por eshte nje humbje e madhe edhe per te gjithe komunitetin e Bashkise se Sukthit Durresin dhe mbare Shqiperine. Duke i shprehur ngushellimet e mia me te sinqerta familjes miqve te afermve lutem se bashku me ta qe shpirti i njeriut te tyre me te dashur e te mrekullueshem se Yrjani ishte nje njeri i mrekullueshem dhe e donin te gjithe te gjeje paqen e merituar - perfundoi Kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›