Vdekja e 12- vjeçarit, nis procedimi penal për pronarin

Pas ngjarjes tragjike ndodhur mesditën e djeshme në Shkodër, ndërsa humbi jetën një 12-vjeçar nën rrënojat e një ndertese të shembur, ka ardhur dhe një reagim nga policia, me anë të një deklarate për shtyp. Mësohet se ka nisur procedimi procedimi penal ndaj pronarit të ndërtesës, shtetasit Zef Vuksani, 60 vjeç, banues në lagjen “ 1 Maj “ Shkodër, ndërsa janë vënë në kërkim të këtij shtetasi dhe po punohet për kapjen e tij.
Ndërkaq, diten e premte, si pasojë e rënies së soletës së një ndërtese të shembur, ka gjetur vdekjen e menjëherëshme shtetasi Kristian Marku, 12 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër. Nga veprimet hetimore të kryera, rezultoi se 12- vjeçari ka gjetur vdekjen aksidentalisht, si pasojë e rënies së soletës së një ndërtese, e cila ishte shembur një ditë më parë, nga vetë pronari i saj, pasi kjo ndërtesë, mbi bazën e një vendimi të marrë nga K.R.T-ja e Bashkise, do të prishej më vonë nga Policia Ndërtimore e Bashkisë Shkodër .
Në lidhje me këtë ngjarje, u kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Zef Vuksani, iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “ Vrasje nga pakujdesia”.