Vdekja e Emmy-t Apeli lë në burg biznesmenin kosovar
TIRANE- Gjykata e Apelit ka lënë në arrest me burg biznemenin kosovar Aziz Kelmendi i akuzuar për vrasjen e këngëtares 22 vjecare Elsina Hidersha, e njohur me emrin e artit Emmy.
44 vjecari, biznesmen i njohur në Kosovë apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar një masë sigurie më të ulët, por kërkesa u rrëzua sot nga trupi gjykues duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës.
Emmy humbi jetën mbrëmjen e 27 shkurtit, në të dalë të një pubi në afërsi të zones se Varrit të Bamit”, në Tiranë.
Që prej asaj nate biznesmeni kosovar, pronar i bisa pabeve e lokaleve në Kosovë, si dhe babai i 5 fëmijëve me dy martesa të ndryshme ndodhet i arrestuar për akuzën e vrasjes së këngëtares me origjinë nga Skrapari.
Nga ana e tij 47 vjecari pretendon se vdekja ka qenë aksidentale dhe jo një vrasje e qëllimshme.
Elsina Idershai 22- vjeçarja me origjinë nga Skrapari ndryshe Emmy, është bërë e njohur katër vitet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë. Disa nga këngët e saj më të suksesshme janë: "Let it play", "Pse të dua ty", "Rastësisht u pa¬më", "A ma jep", etj.
(s.g/BalkanWeb)