E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen granata në prag të derës vdes nëna e 2 fëmijëve

BALLSH- Një 43- vjeçare nga qyteti i Ballshit ka gjetur vdekjen mëngjesin e ditës së sotme, si pasojë e shpërthimit të një granate të vendosur pranë portës së banesës së saj.
Burime zyrtare të policisë lokale thanë se, ”rreth orës 07.00 të ditës së premte, në lagjen “Gllavenicë” të qytetit të Ballshit ka shpërthyer një granatë, ku si pasojë ka gjetur vdekjen nëna e dy fëmijëve,Violeta Mehmeti".
Ngjarja ka ndodhur pranë pragut të banesës së viktimës, nderkohe qe efektiva të shumta policie dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vëndngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›