Nafta “virgine”, Apeli rivlerëson masat për biznesmenët
TIRANE-Gjykata e Apelit pritet të rivleresoje sot masen e sigurise për 12 të arrestuarit e përfshire në skandalin e naftës “Virgine”.
Ndër të akuzuarit për kontrabandën e naftës virgine janë dhe biznesmenët, Bajram Fisheku, Martin Fisheku, Iljaz Fisheku, si dhe shtetasit Genci Premcaj, Fadil Abdurrahmani dhe Reshat Aleksi.
Ne seances gjyqësore të 14 Marsit, Gjykata e Tiranës dha vendimet “burg pa afat” për biznesmenët dhe shoferët e tyre.
Sipas prokurorisë, kompania “EUROIL” sh.a. me administrator biznesmenin e arrestuar Hajri Elezi, e blinte naftën “virgin” ne vend dhe e shpërndanin, ndersa dy anijet “Rita S” dhe “Calieta” që gjoja e trasportonin drejt Greqisë apo Turqisë ankoroheshin në Rad, në portin e Vlorës, për disa ditë dhe dilnin në det të hapur, të pangarkuara.
Më 11 mars u vune ne pranga 12 persona mes te cileve edhe Hajri Elezaj, biznesmen administrator i kompanise « EUROIL » sha,
Ilias Fisheku, administrator i kompanise « Fisheku » sh, Martin Fisheku, administrator i « Martini » sh, Bajram Fisheku, biznesmene, Dashamir Kasaj, tatimor, Edmond Ferraj, doganier, si dhe 5 persona te tjere, të përfshire në këtë skandal.
Ndersa vetem nje dite me vone u vune ne pranga edhe dy shoferë duke rritur edhe më tej numrin e të arrestuarve për këtë skandal.
(d.b/BalkanWeb)