E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali me listat e zgedhësve në Vllahinë prefekti: Do i verifikojmë

VLORE- Një grup kontrolli nga prefektura e Vlorës do të niset drejt komunës Vllahinë për verifikimin e listave të zgjedhësve të kësaj zone. Lajmi konfirmohet nga vetë prefekti i Vlorës Eduard Veçani, dhe vjen pas skandalit të publikuar në tv NEWS24 ku në regjistrat e fshatit Mërtiraj të komunës Vllahinë, figurojnë 370 banorë, ndërkohë që realisht banojnë vetëm 10 familje.

“Do verifikojmë listat e zgjedhësve, si dhe dokumentacionin e qytetarëve të regjistruar në Vllahinë”- ka thënë prefekti i Vlorës, Veçani duke bërë si përgjegjës për regjistrimet “punonjësin e gjendjes civile të kësaj komune.”

Në lidhje me skandalin, pak ditë më parë, reagoi PS duke akuzuar kryetarin e komunës për fshehje të listave, ndërkohë që kreu i PS në Vlorë, Kujtim Sulce deklaroi se mësues e punonjës të naftës janë detyruar të cojnë pasaportizimin në fshatra të braktisur të kësaj komune. Ai shtoi se do të vijonte me një kallëzim për listat emërore që ekzistojnë në komunën Vllahinë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›