E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Kim Jong II dhe dinastia e thyer e Koresë së Veriut

21-12-2011 / Nga Nicholas Eberstadt (Foreign Affairs)

Dinastia e shkatërruar dhe transferimi i pushtetit

Koreja e Veriut sot po krijon një ngrehinë politike unike: një shtet marksist-leninist që aderon për një sukses trashëgues. Për më shumë se 6 dekada, politika dinastike ka përcaktuar një vijë sjelljeje. Me vdekjen e “Liderit të dashur” Kim Jong II, të kuptuarit e procesit të suksesshëm në vend është mjaft i rëndësishëm për profetizimin e së ardhmes të lakonizmit anakronik dhe shpesh kërcënues ndaj qeverisë.
Kim Jong II mund të jetë Marie Antionette e dinastisë së tij. Me shpirtin e një solipsisti të vërtetë ai e zgjati suksesin, derisa u sëmur rëndë. Hutimi i tij lidhur me vazhdimësinë e regjimit veçse ka rritur shanset e fatkeqësisë. Ndryshe nga i ati, ishte ai që fitoi nga vite të tëra tutele para daljes së tij politike. Paefektshmëria e Kim Jong II është shumë e habitshme, kur merr parasysh ardhjen e tij në pushtet me metoda të buta e metodike nga ana e të atit të tij, Kim II Sung – themeluesi de facto i shtetit modern të Koresë së Veriut. Ishte një plan që zgjati rreth një çerek shekulli.
Së pari, më 1970 media e Koresë së Veriut ngriti në qiell “Partinë Qendrore” – duke lartësuar një mit kombëtar që lypte një besnikëri të patundur. Më 1980, Partia Qendrore u zbulua se i përkiste Kim Jong II. Madhështia e procedurave e bëri të qartë, shumë më parë marrjes së pushtetit, se kush do të bëhej pasardhësi i Kim II Sungut.
Më 1992 në një intervistë dhënë për një gazetë nga i ati i Kim Jong, u vu në dukje se ai do t’ia delegonte administratën ditë pas dite djalit të tij të parë, gjë që kishte kohë që e bënte. Kur Kim II Sung vdiq më 1994, Kim Jong II - atëherë 45 vjeçar – kishte ndihmuar duke u angazhuar për vendin.
Gjithçka që është thënë për Kim II Sung – ai ishte përgjegjës për vdekjen e miliona të pafajshmëve, gra, burra dhe fëmijë në luftën e Koresë, që ai vetë e shpalli – ai ishte një ushtarak i kalitur dhe një luftëtar politik, si dhe një veprues me mend në krijimin e pushtetit të brendshëm në vend.
Kim II Sung krijoi një besim shekullor që mundi të justifikonte marrëveshjet dinastike për popullin (Juche). Kim II Sung në fillim i Zgjedhuri i Parë u duk se ishte Lideri i Madh edhe vëllai i tij më i ri, Kim Yong II – i cili u lejua të kishte pushtet në politikën e Koresë së Veriut që nga viti 1960.
Kim Yong Ju ishte njeri i ashpër dhe i rrezikshëm. Me rilindjen e “Partisë Qendrore” ai u zhduk nga politika e Koresë së Veriut, për të mos u parë më kurrë publikisht, derisa u nda nga jeta vëllai i tij. Për Kim II Sung, seria dinastike ishte një çështje familjare. Kim Yong II u vlerësua si njeri me perspektivë më të mirë për të siguruar përkrahje për regjimin familjar.
Por ashtu si trashëgimtarët e tjerë, Kim Jong II e shpenzoi pa hesap trashëgiminë e tij. Mospërfillja e tij për mbijetesën e regjimit ishte e dukshme që në fillim. Ai i përçmonte institucionet që ishin nën regjimin e Pyongyang dhe nën autoritetin e tij. Shpërfilli edhe partinë politike që sundonte në vend.
Atë vit ai nxori një kushtetutë absurde që e kishte të pamundur të shfaqte organet e shtetit që ishin të përgjegjshme për të administruar vendin dhe pozicionet e saj në qeveri kishin autoritet për emetimin e institucioneve, me anë të të cilave administrohej vendi. Në këtë rimodelim Kim Jong II ishte shteti dhe shteti ishte ajo që shprehte Kim Jong II. Makinacione të tilla vetëshërbyese mund ta kënaqnin jetën e një diktatori, por zor se garantonin besueshmërinë dhe elasticitetin që duhet të ketë një shtet. Sjellja e keqe e Liderit të Dashur ishte edhe ndaj parimeve të trashëgimisë. Që nga viti 1990 dhe deri në vitet e fillimit të këtij shekulli, Kim Jong II nuk ndërmori hapa publikë për të propozuar trashëgimtarin e tij. Ai kishte 7 fëmijë të ligjshëm. Djali i tij më i madh Kim Jong Nam ishte arrestuar dhe më pas ishte dëbuar nga Japonia, ndërkohë që udhëtonte me pasaportë false më 2001. U dërgua për në Macau. Pak vite me vonë, një tjetër djalë, Kim Jong Chul, ishte fokusi i një fushate të shkurtër miklimesh, por të dështuar. Nuk u dëgjua më kurrë asgjë prej tij.
Së fundmi, Kim Jong II i dha pushtet djalit të tij të tretë, Kim Yong Un. Ai ishte 20 vjeç dhe kishte studiuar në Zvicër. Vitin që shkoi ai u shpërblye me një gradë gjenerali me 4 yje.
Ikja e Kim Jong II e ka lënë botën me shumë pyetje prapa, të cilave u duhet dhënë përgjigje: për varfërinë  e mjerë dhe fatkeqësinë e nënshtetasve të vet, për urinë që pllakosi Korenë e Veriut më 1990, për vrasjen e të huajve, për politikën e zhvatjes së  ushtrisë ndërkombëtare që helmoi marrëdhëniet me fqinjët në mënyrë krejt ironike. Duket se dinastia e Kim Jong II do të ketë arsye për ta mallkuar emrin e vet. 
Përktheu Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›