Përnaska: Kredencialet u shkrinë, Rama kërkon të cënojë imazhin e vendit
Komisioni i Rregullores së Këshillit Europian, ka shkrirë kredencialet e Shqipërisë. Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht anëtare e delegacionit shqiptar në Parlamentin Europian, në një prononcim për "Ora News" tha se Komisioni ka vendosur shkrirjen e kredencialeve për delegacionin shqiptar.
"Në unanimitet të plotë komisioni mbështeti kredencialet e Shqipërisë. Ditën e djeshme u bë një kontensim i qëllimshëm, i ndikuar nga një skenar politik i Ramës. Rama kërkon të cënojë imazhin e Shqipërisë në institucionet ndërkombëtare", u shpreh ajo.