Kapet grupi i vjedhjeve ne shtepi e lokale
TIRANE - Pese persona te akuzuar si pjese e nje grupi hajdutesh qe kane kryer dhjetera vjedhje ne kryeqytet u ndaluan gjate oreve te para te mengjesit te djeshem nga sherbimet e Komisariatit Nr.1. Tre prej te ndaluarve u arrestuan ne flagrance pasi naten e kaluar kane kryer vjedhjen e nje banese ne bashkepunim me njeri-tjetrin ndersa dy te tjere do te procedohen penalisht ne gjendje te lire deri ne sigurimin e provave te mjaftueshme si bashkepunetore ne vjedhje. Burime nga Policia e Tiranes thane se te arrestuarit vidhnin banesa dhe lokale ku kryesisht merrnin televizore plazma te cilet me pas i shisnin me cmim me te lire. Deri dje eshte dokumentuar autoresia e te arrestuarve ne kater raste vjedhjesh qe dyshohet se jane kryer nga personat e arrestuar por sipas policise po verifikohen edhe denoncime te tjera qe qytetaret kane bere jo vetem ne Komisariatin Nr.1 por edhe ne komisariatet e tjera te Tiranes. Personat e ndaluar dje prej kohesh ishin kthyer ne makth per banoret e Shkozes zones se Ali Demit rruges Mihal Grameno etj. te cilet kishin denoncuar vjedhjet e ndodhura ne shtepite dhe lokalet e tyre.