Vdekja e punetorit, lirohet tekniku
Policia liron teknikun e firmes se ndertimit "Albbos" sh.p.k, nje dite pasi e kishte ndaluar per aksidentimin e dy punetoreve, njeri prej te cileve gjeti vdekjen, kurse tjetri u plagos rende. Mahir Zylaj, 50 vjec, eshte nxjerre nga paraburgimi diten e djeshme, pasi hetimet paraprake konkluduan se ngjarja ishte aksidentale dhe jo per shkak te kushteve teknike. Gjithsesi, burime zyrtare thane se drejtuesit e firmes do hetohen ne gjendje te lire. Lajmi eshte bere i ditur gjate dites se djeshme nga Prokuroria e Tiranes, sipas te cilave nuk ka gjetur ndonje prove qe te rendoje pozicionin e 50-vjecarit. Gjate punes ne fshatin Domje ne ndertimin e nje magazine, nje nga punetoret humbi jeten e nje tjeter eshte rende ne Spitalin Ushtarak. Lin Voci ishte viktima, nderkohe qe i plagosur rende eshte Isa Lamaj, 47 vjec. Ne momentin e aksidentit, policia shoqeroi administratorin e firmes se mesiperme, inxhinierin dhe drejtuesin teknik. Ndaj ketij te fundit, sipas te dhenave i ishte komunikuar arresti per akuzen e "shkeljes se rregullave te sigurimit ne pune". Por gjate dites se djeshme burime nga grupi hetimor kane bere te ditur se, Zyla, 50 vjec, eshte lene i lire, pasi nuk kishte prova per akuzen ndaj tij, duke e cliruar dhe nga vepra penale e ngritur. Sipas policise, aksidenti ka ndodhur gjate punes per montimin e nje paneli betoni, mengjesin e tri diteve me pare. Sipas te dhenave, kushtet e sigurise teknike ne pune i kane marre jeten Lin Vocit, 45 vjec, qe gjeti vdekjen e menjehershme teksa ka rene nga trari i soletes ku po punonte, ndersa Isa Lama, 41 vjec, ndodhet ne gjendje te rende ne Spitalin Ushtarak.
A.Cena