E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet një shtëpi dykatëshe

Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar një banesë private dykatëshe në lagjen "Rus" të qytetit të Shkodrës. Shtëpia, pronë e shtetasit Ahmet Leka, është përfshirë nga flakët rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të enjtes. Banesa ishte braktisur prej vitesh dhe fqinjët kanë lajmëruar zjarrfikësit vetëm kur flakët janë bërë të dukshme nga jashtë. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur që zjarri të mos përhapej në ndërtesat e tjera, ndërkohë që nga shtëpia dykatëshe nuk është mundur të shpëtohet asgjë. Policia tha se dëmet materiale llogariten në disa milionë lekë. Zjarri ka shkrumbuar gjithçka që ndodhej në banesë, madje nga flakët ka pasur edhe shembje të çatisë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›